Loading…

IDF vrau pesë eprorë të lartë të IRGC në Bejrut, sulm preciz në hotelin Ramada

  • 08/03/2026 | 21:30

IDF vrau pesë eprorë të lartë të IRGC në Bejrut, sulm preciz në hotelin Ramada

Ata që u eliminuan të shtunën sipas njoftimit të Forcave të Mbrojtes së Izraelit (IDF) ishin të ndërlidhur me financimin dhe rrjetin e inteligjencës së organizatës terroriste Hezbollah në Liban, transmeton Gazeta Metro.


Sipas njoftimit të IDF atas që u vranë ishin 5 oficerë të lartë të Forcës Quds të Gardës Revolucionare Islamike të Iranit dhe në mesin e tyre ishte dhe eprori përgjegjës i lartë për inteligjencë dhe ai i financave që ishte përgjegjës për transferimin e 770 milionë dollarëve nga Irani te Hezbollah vitin e kaluar.

Në mesin e të eliminuarve ishin edhe një zyrtar i lartë palestinez i inteligjencës gjithashtu. Sipas raporteve këto caqe ishin krerët e koordinatorë operacional të veprimtarisë terroriste të Hezbollah në Liban.

Caqet ishin goditur në Hotelin Ramada në Bejrut ku paraprakisht ishin informuar për një sulm nga IDF. Ushtria izraelite nuk adresoi raportet e 10 cvilëve të plagosur dhe dëmeve anësore në infrastrukturë.

IDF po sulmon egër edhe organizatën terroriste Hezbollah në Liban që i ishte bashkuar Iranit në luftë dhe deri tani kanë eliminuar rreth 300 militantë të terroristëve. Në Bejrut posaçërisht shënjestërohet lagjia Dahya që është qendra e Hezbollah dhe forcat speciale Radwan të tyre./gazetametro.net

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë