Ushtria izraelite (IDF) ka njoftuar se ka eliminuar pesë terroristë që ishin të përfshirë në planifikimin dhe kryerjen e sulmeve kundër forcave izraelite në Rripin e Gazës, transmeton Gazeta Metro.
Sipas IDF-së, në mesin e të vrarëve janë Salem Faiz Hamed Krayqa, pjesëtar i Hamasit në batalionin Shuja’iyya i cili ishte i angazhuar në përgatitjen e materialeve shpërthyese, si dhe Saeed Faiz Saeed Shamali, komandant i një ekipi të forcave elitare Nukhba të Hamasit.
Ushtria izraelite tha gjithashtu se është vrarë edhe Ahmad Ali Abd al-Rahim Khalas, komandant i një njësie snajperistësh të Xhihadit Islamik, i cili sipas saj kishte avancuar sulme me snajper ndaj trupave izraelite.
Sipas njoftimit, dy militantë të tjerë të Hamasit u vranë teksa po vendosnin mjete shpërthyese me qëllim dëmtimin e forcave të IDF-së në Gaza./gazetametro.net
🔴ELIMINATED: 5 terrorists who were advancing terror attacks against IDF troops in Gaza:
– Salem Faiz Hamed Krayqa, Hamas terrorist in the Shuja’iyya Battalion who was involved in preparing explosive materials
– Saeed Faiz Saeed Shamali, Hamas Nukhba team commander
– Ahmad Ali…— Israel Defense Forces (@IDF) June 2, 2026