Loading…

Idrizi i PDK’së merr mbështetje nga bartësi i listës së VV’së në Vushtrri

  • 08/11/2021 | 16:54

Idrizi i PDK’së merr mbështetje nga bartësi i listës së VV’së në Vushtrri

Ferit Idrizi që po garon për të parin e Vushtrrisë nga radhët e PDK’së, ka marr përkrahje nga Ali Jonuzi, i cili ishte bartës i listës së Lëvizjes Vetëvendosje në këtë komunë, shkruan Gazeta Metro.


Idrizi ka publikuar një fotografi me Jonuzin, i cili ka kryesuar listën e VV’së për asamble në zgjedhjet e 17 tetorit, në odën e tij ku tha se ishte e mbushur plot me burra të lagjes Jonuzi dhe fqinj të tyre, të cilët i ofruan mbështetje të fuqishme.

“Mbështetje si kjo e cila vjen nga Baca Ali, ka një domethënie të veçantë dhe më bëri të ndjehem krenar. Faleminderit shumë për respektin dhe mbështetjen, Baca Ali dhe Familja Jonuzi”, ka shkruar Idrizi.

Lëvizja Vetëvendosje, nuk është pozicionuar ende për garën e balotazhit në Komunën e Vushtrrisë.

Ferit Idrizi i PDK-së, në balotazh do të përballet me Xhafer Tahirin, kandidatin e LDK’së për kryetar të Komunës së Vushtrrisë./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë