Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), për kryetar të Vushtrrisë, Ferit Idrizi, ka takuar sot shumë qytetarë në bizneset e tyre familjare, shkruan Gazeta Metro.
Me anë të një postimi në Facebook, Idrizi ka thënë se si vushtrrias njihemi punëtorë të mëdhenj dhe të kujdesshëm për punën që bëjmë.
“Kërkesat e tyre janë minimale, por as këto nuk janë marrë parasysh nga qeverisja në ikje. Sot i takova dhe i njoftova për planin tim rreth investimeve në këtë pjesë të qytetit dhe për përkrahjen që do t’ua japim këtyre bizneseve. U ndava duke ua dhënë fjalën se do t’i mbaj të gjitha premtimet e dhëna. U dakorduam që bashkë të shihemi në festën e fitores, më 14 nëntor”, ka shkruar Idrizi.
Më poshtë keni postimin e tij të plotë. /gazetametro.net