Loading…

IFFHS publikon listën e 20 trajnerëve më të mirë të dekadës

  • 13/01/2021 | 11:27

IFFHS publikon listën e 20 trajnerëve më të mirë të dekadës

Faqja e statistikave botërore, IFFHS ka klasifikuar 20 trajnerët më të mirë nga viti 2011-2020 dhe ai që kryeson është Diego Simeone.


IFFHS me këtë klasifikim kanë analizuar ecurinë dhe trofetë e fituar vit pas viti të këtyre 20 trajnerëve krijuar për përcaktimin e teknikut më të mirë të botës në dekadën 2011-2020.

IFFHS ka marrë në konsideratë “TOP 20” të çdo renditje vjetore të secilës kategori në fjalë dhe ka caktuar pikë për secilin vend.

Kështu që vendi i parë merr 20 pikë, i dyti grumbullon 19 pikë, i treti 18 pikë. Dhe 1 pikë për vendin e njëzetë. Diego Simeone, fitues i Çmimit të Vitit si “Trajneri më i mirë në 2016” për skuadra, është fituesi i Çmimit të “Trajnerit të Klubit më të mirë të dekadës 2011-2020”.

I dyti në renditje është Pep Guardiola, fitues në 2011 dhe Jurgen Klop, fitues në 2019.

Simeone bëri një paraqitje të shkëlqyeshme me klubin e tij Atletikon e Madridit në këtë dekadë: 1 titull në La Liga, 1 Kupë të Mbretit, 1 Superkupë të Spanjës, 2 Europa Ligë, 2 Superkupa të Europës dhe 2 herë nënkampion i Champions-it.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë