Loading…

Igli Tare konfirmon interesimin e Lazios për mbrojtësin shqiptar

  • 30/06/2020 | 22:48

Igli Tare konfirmon interesimin e Lazios për mbrojtësin shqiptar

Drejtori sportiv i Lazios, Igli Tare, ka konfirmuar interesimin e tyre për të transferuar mbrojtësin shqiptar, Marash Kumbullën, transmeton Gazeta Metro.


Kumbulla vazhdon të jetë njër nga futbollistët shqiptar më të kërkuar në tregun e transferimeve, me skuadrat e mëdha europiane që kanë shprehur interesim për të.

Njëra nga skuadrat që ka shprehur interesim serioz për 20 vjeçarin është Lazio, aty ku drejtor sportiv është shqiptari, Igli Tare.

“Futbollisti në fjalë na intereson, kjo është arsyeja pse u takuam me drejtuesit e Hellas Verona. Është një profil që mund të jetë i rëndësishëm për vitet e ardhme. Gjithsesi ka ende bisedime që duhen bërë. Ne ishim të sigurt që nuk do ta mbyllnim dot të enjten” – ka deklaruar Tare për ‘Sky Sports Italia’.

Gjithashtu raportohet se Lazio i ka ofruar Hellas Veronës 20 milionë euro për Marash Kumbullën dhe dy lojtarë të rinjë. /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë