Drejtori sportiv i Lazios, Igli Tare, ka konfirmuar se është arritur marrëveshja për transferimin e mesfushorit të Manchester Unitedit, transmeton Gazeta Metro.
Bëhet fjalë për mesfushorin belg, Andreas Pereira, i cili është pjesë e ‘Djajëve të Kuq’ që nga grupmoshat U18 dhe më 2015 bëri debutimin me skuadrën e parë.
Mirëpo, 24 vjeçari nga tash e tutje karrierën e tij do e vazhdojë në Serie A të Italisë, konkretisht te skuadra e Lazios. Kjo është konfirmuar edhe nga drejtori sportiv, Igli Tare.
“Pereira do të arrijë në dy apo tri ditët e ardhshme” – ka thënë Tare për ‘TMW’. Ende nuk janë bërë të ditura detaje të tjera nga kjo marrëveshje. /gazetametro.net