Loading…

Igli Tare takohet në Stamboll me menaxherin e Vedat Muriqit, finalizimi i marrëveshjes duket afër

  • 09/08/2020 | 20:09

Igli Tare takohet në Stamboll me menaxherin e Vedat Muriqit, finalizimi i marrëveshjes duket afër

Drejtori sportiv i Lazios, Igli Tare, besohet se ka udhëtuar drejt Stambollit për të finalizuar marrëveshjen e transferimit të Vedat Muriqit, transmeton Gazeta Metro.


Reprezentuesi i Kosovës kaloi vetëm sezonin e parë te Fenerbahce, por në aspektin individual shënoi sukses të madh. Sulmuesi shtatlartë e mbylli sezonin me 15 gola, duke u renditur i katërti në listën e top golashënuesve në Superligën e Turqisë. Ai gjithashtu shtoi edhe 5 asistime.

Falë formës së tij të mirë në sezonin e fundit, për sulmuesin prizrenas kanë shprehur interesim një numër i madh i klubeve europiane, teksa Lazio besohet se është më së afërmi për të siguruar shërbimet e tij.

‘Tuttomercatoweb’ shkruan se drejtori sportivi i klubit italian, Igli Tare, është takuar në Stamboll me menaxherin e Vedat Muriqit, Shkumbin Qormemetin, me të cilin ka raporte të afërta.

Oferta e fundit e Lazios për Vedat Muriqin ishte 18 milionë euro dhe 2 milionë tjera në formë të bonuseve, mirëpo Fenerbahce po kërkon 25 milionë euro. Mbetet të shihet në vazhdim se si ka shkuar takimi mes Tares dhe Qormemetit. /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë