Loading…

Igli Tare tregon pse e refuzoi Milanin për Lazion

  • 02/06/2020 | 19:35

Igli Tare tregon pse e refuzoi Milanin për Lazion

Ish futbollisti shqiptar, Igli Tare, ka treguar arsyet pse ka refuzuar ta marrë postin e drejtorit sportiv te Milani, transmeton Gazeta Metro.


Igli Tares i ishte ofruar posti i drejtorit sportiv te Milani në vitin e kaluar, si zëvendësues i Leonardos i cili kaloi te Paris Saint-Germaini.

Lidhur me këtë ka folur edhe vetë shqiptari, i cili konfirmoi se ka pasur bisedime me ‘Rossonerët’, por që në fund kishte vendosur të qëndronte te Lazio.

“Kam pasur kontakt me Milanin vitin e kaluar, siç e dinë të gjithë tashmë” – tha ish sulmuesi shqiptar për ‘Sky Sport Italia’.

“Por, kur vjen momenti për të zgjedhur, Lazio është Lazio që ka vend shumë të rëndësishëm në zemrën time. E ndiej Lazion brenda vetes” – ka deklaruar Igli Tare.

Igli Tare i dha fund karrierës si futbollist në vitin 2008 te Lazio, teksa në vitin 2009 u emërua në postin e drejtorit sportiv. /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë