Loading…

IHMK: Cilësia e ajrit nuk ka kaluar vlerat kufitare

  • 17/01/2017 | 12:03

IHMK: Cilësia e ajrit nuk ka kaluar vlerat kufitare

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, në kuadër të raportimit të rregullt në lidhje me cilësinë e ajrit në Kosovë, ka bërë me dije se ditëve të fundit nuk ka pasur tejkalime të vlerave kufitare ditore.


IHMK, në njoftimin për media, thotë se bazuar në matjet e fundit, nga analiza e rezultateve të fituara nga monitorimi automatik i cilësisë se ajrit, është vërejtur së gjatë ditëve të fundit nuk janë paraqite tejkalime të vlerave kufitare ditore me PM10.

“Vlera kufitare ditore e lejuar për mbrojtjen e shëndetit të njeriut është 50ug/m3, ndërsa gjatë këtyre ditëve vlera maksimale e mesatares ditore është shënuar më date 16.01.2017 e cila ka arritur në vlerën 47.3µg/m3”, thotë IHMK, transmeton gazetametro.net.

Ndërsa, sipas IHMK-së, përqendrime të larta janë paraqitur me ndotësin PM2.5 i cili ka arritur vlerën maksimale të mesatares ditore po të njëjtën ditë dhe në të njëjtin lokacion, nga ku arrin vlerën në 41.2µg/m3.

Shënim: Vlerësimi i përqendrimit të grimcave PM 2.5 në përputhshmëri me standardet e cilësisë të ajrit bëhet duke u bazuar në vlerën vjetore.  /gazetametro.net.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë