Loading…

Iker Casillas merr edhe një lajm të hidhur: Gruaja e tij e sëmurë me kancer

  • 21/05/2019 | 22:43

Iker Casillas merr edhe një lajm të hidhur: Gruaja e tij e sëmurë me kancer

Bashkëshortja e ish-futbollistit legjendar Iker Casillas, Sara Carbonero befasoi mbarë botën me deklaratën e sotme. Ajo njoftoi se vuan nga kanceri në vezore, transmeton Gazeta Metro.


Gazetarja spanjolle bëri me dije për mediat se po trajtohet nga një staf mjekësor për sëmundjen e rrezikshme dhe shpreson të rikuperohet në kohë.

“Kur mësuam një lajm tronditës, jeta na befasoi sërish. Këtë herë jam unë. Disa ditë më parë, gjatë një kontrolli, doktorët më zbuluan një kancer malinj në vezore dhe jam operuar. Çdo gjë u kthye në rregull dhe fatmirësisht e kapëm sëmundjen në kohë, por kam ende dhe disa muaj të mbetur për të kuruar sëmundjen. Jam e qetë dhe e sigurtë se gjithçka do të shkojë në rregull. E di që rruga është e gjatë dhe do të jetë e vështirë, por e di që do të ketë fund të gëzueshëm. Kam mbështetjen e familjes dhe miqve dhe të stafit mjekësor”, deklaroi Carbonero.

Disa javë më parë, Iker Casillas pësoi infarkt në stërvitje me Porton. Pas u riaftësua, mjekët e detyruan të tërhiqej përfundimisht nga futbolli. Mbarë bota e inkurajoi ish-kapitenin legjendar të Spanjës dhe Real Madridit./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë