Loading…

IKMT hedh në erë me 70 kilogramë tritol një ndër hotelet më të njohura në Shqipëri

  • 04/12/2022 | 15:35

IKMT hedh në erë me 70 kilogramë tritol një ndër hotelet më të njohura në Shqipëri

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit në bashkëpunim me forcat e Policisë së Shtetit dhe forcat xheniere shembën para pak minutash me shpërthim të kontrolluar objektin 7 katësh në vijën bregdetare të Kavajës, “Prestige Resort”.


Për këtë operacion, në trupin e objektit forcat xheniere kanë hapur 730 furnela (vrima) ku ishin montuar 70 kilogramë lëndë shpërthyese si dhe 4 mijë metër linear fitil.

Inspektorët e IKMT dhe policisë së Shtetit kishin marrë të gjitha masat për perimetrin e sigurisë dhe lajmërimin e banorëve të zonës.

Ky është aksioni i dytë i IKMT-së në këtë restort. Në shtator u prishën pishinat. Përfaqësuesit ligjorë të “Erjoni shpk” e konsideruan të paligjshëm aksionin dhe paditën IKMT-në.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë