Loading…

IKSHPK: Numri i rasteve pozitive vazhdon të jetë i lartë si pasojë e neglizhimit të masave

  • 24/01/2021 | 16:09

IKSHPK: Numri i rasteve pozitive vazhdon të jetë i lartë si pasojë e neglizhimit të masave

Sot u raportuan 392 raste të reja me koronavirus në Kosovë, duke bërë kështu që IKSHPK të apelojë qytetarët të respektojnë masat, pasi këto shifra të larta e shqetësuese po vinë si pasojë e neglizhimit të masave, shkruan Gazeta Metro.


IKSHPk tha se gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 392 raste pozitive, derisa ka edhe rritje të numrit të rasteve të hospitalizuara.

Ky numër i rasteve pozitive, sipas IKSHPK, vazhdon të mbetet i lartë duke shfaqur brengosje pasi masat po neglizhohen.

“IKSHPK apelon tek të gjithë qytetarët, institucionet dhe organizatat publike dhe private, për respektimin dhe ndërmarrjen e të gjitha masave të nevojshme për parandalimin, menaxhimin dhe kontrollin e infeksionit COVID-19, duke marrë parasysh dispozitat e Ligjit për parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19, dhe vendimet në fuqi mbi masat dhe obligimet e institucioneve për zbatimin e masave të përgjithshme dhe specifike për mbrojtjen nga pandemia COVID-19”, thuhet në njoftim.

Ndër të tjera, Instituti bëri thirrje për zbatimin e masave në aktivitetet publike, sidomos grumbullimet e qytetarëve dhe tubimet publike.

“Grumbullimi i qytetarëve pa maska dhe mbajtje të distancës shton rrezikun e përhapjes së infeksionit përderisa virusi SARS-COV-2 është prezent në mesin tonë”.

Tutje, IKSHPK kërkoi nga Policia dhe Inspektoratet përgjegjëse të mbikëqyrin dhe të marrin veprimet e nevojshme për zbatimin e këtyre masave.

“Apelojmë tek institucionet përgjegjëse, përkatësisht Policia e Kosovës dhe inspektoratet përgjegjëse që të mbikëqyrin me përpikëri dhe të ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme për zbatimin e masave dhe vendimeve të tjera në fuqi në zbatim të Ligjit për parandalimin dhe luftimin e pandemisë në territorin e Republikës së Kosovës”, thuhet në fund të njoftimit./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë