Loading…

IKSHPK publikon raportin 24 orësh, ky është numri i rasteve të reja dhe vdekjeve nga koronavirusi

  • 16/05/2021 | 15:01

IKSHPK publikon raportin 24 orësh, ky është numri i rasteve të reja dhe vdekjeve nga koronavirusi

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka bërë të ditura të dhënat e 24 orëve të fundit me COVID-19 në Kosovë, shkruan Gazeta Metro.


173 TË SHËRUAR DHE 71 RASTE ME COVID-19!
Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 3.377 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 71 raste pozitive.
Brenda 24 orëve janë raportuar 2 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Mitrovicë 1 rast (81 vjeç), Podujevë 1 rast (59 vjeç).
Numri total i rasteve pozitive është 106.914 raste nga 568.984 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2.225 raste të vdekjes.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 173 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 99.628 raste, kurse numri i rasteve aktive është 5.061.
Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 25 raste, Gjilan 9 raste, Mitrovicë 7 raste, Ferizaj 5 raste, Istog 3 raste, Obiliq 3 raste, Pejë 3 raste, Fushë-Kosovë 2 raste, Gjakovë 2 raste, Klinë 2 raste, Podujevë 2 raste, Skenderaj 2 raste dhe me nga një rast komunat Drenas, Kamenicë, Lipjan, Prizren, Rahovec dhe Suharekë.
Mbuloni gojën dhe hundën me maskë!
Mbani higjienën!
Respektoni distancën!

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë