Loading…

Iku nga LDK, tash thotë: I besoj vizionit të Haradinajt për shtet

  • 11/11/2018 | 18:38

Iku nga LDK, tash thotë: I besoj vizionit të Haradinajt për shtet

Fiknete Bejta aktiviste dhe asambleiste në Komunën e Prishtinës, pas kalimit të saj nga LDK’ja e Mustafës në AAK’në e Haradinajt, ka thënë se i beson vizionit të këtij të fundit për shtet.


Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Bejta ka thënë se kontributi i saj politik do të jetë më i plotë me AAK’në, me të cilën ka shtuar se e lidhin shumë pikpamje e qëndrime të përbashkëta, shkruan gazetametro.net.

Ndër të tjera, ajo e ka vlerësuar kryeministrin Haradinaj, duke thënë se i beson vizionit të tij për shtet.

‘E kam vleresuar se kontributi im politik në Asamblenë Komunale të Prishtinë, do të jetë më i plotë me AAK-në, me të cilen me lidhin shumē pikëpamje e qëndrime të përbashkëta. I besoj vizionit për Shtetin të Kryeministrit Haradinaj’, ka shkruar Bejta në Facebook

Kalimin e saj në AAK, e ka pritur mjaftë mirë kryeministri Haradinaj, i cili ka thënë se roli i saj do të jetë në çuarjen përpara të projekteve që do ta përmirësojnë mirëqenien e qytetarëve.

“Si një ekonomiste e shquar dhe aktive, Fiknetja ka treguar përkushtim dhe profesionalizëm në angazhimin e saj dhe bashkë presim që të avancojmë rolin e Aleancës në Asamblenë e Kryeqytetit, për t’i çuar përpara projektet që kontribuojnë në përmirësimin e mirëqenies së qytetarëve tanë”, ka thënë i pari i AAK’së.

Ndryshe, asamblistja Bejta ka qenë pjesë e LDK’së qe disa kohë, dhe në zgjedhjet e fundit arriti të marrë vota të mjaftueshmë për t’u futur në asamble të kryeqytetit./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë