Loading…

Il Padrino: Conte vonohet një orë në konferencë, po stërviste fort lojtarët e Tottenham

  • 05/11/2021 | 17:00

Il Padrino: Conte vonohet një orë në konferencë, po stërviste fort lojtarët e Tottenham

Antonio Conte u vonua një orë në konferencë për shtyp para gazetarëve. Ky lëshim i papritur u sqarua nga ai vet pastaj, kemi shumë punë për të bërë tha ai dhe shtoi se duhet të përputhet ambicia e klubit jashtë fushe me atë në fushë, transmeton Gazeta Metro.


Jo rastësisht Leonardo Bonucci e kishte quajtur Il Padrino ish trajnerin e tij në Juventus dhe kombëtare duke theksuar disiplinën dhe punën. Kur ai flet bëni mirë të dëgjoni dhe të bëni çfarë ju thotë kishte tërhequr vërejtjen Bonucci dhe kishte shtuar se lojtarët e dëgjonin ama se e dinin se do të fitojnë me të.

Kur u paraqit sot Conte para gazetarëve u pa menjëherë se nuk ka shaka me të.

“Kjo është një sfidë e madhe, shumë e madhe. E di mirë që ky klub nuk ka fituar me vite. Unë jam këtë për t’u zhvilluar drejt fitores. Fitoret s’vijnë pas një, dy apo tre ditë apo një muaj. Duhet të kemi vizion. Ky klub ka vizion të madh jashtë fushe. Tani do të fillojmë të kemi vizion në fushë, në fushën e futbollit. Kjo është me rëndësi nëse duam të fitojmë.”

Conte erdhi në klub edhe ndeshjen e parë e pati të enjten mbrëma kundër Vitesse në Europa Conference League ku u shënuan 5 gola. Nga 3:0 sa po fitonin ndeshja u mbyll me 3:2 në fitoren e londinezëve. Problemet në Tottenham janë të qarta për të gjithë jo vetëm për Conte.

Conte ndeshjen e parë në krye të Tottenham e ka kundër Everton këtë të diele./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë