Deputeti Ilir Deda ka folur për fotografitë ku kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti u pa jahtin e biznesmenit Blerim Devolli, e që fillimisht Ahmeti e mohoi, për ta pranuar një javë më pas.
Deda ka thënë se nuk e kuptuar pse kryetarit Ahmeti iu deshën një javë për ta pranuar se ka qenë në atë jaht.
Deputeti ka thënë se ka ndier keqardhje për Ahmetin dhe se nuk e di pse ai nuk doli ta pranoi publikisht se kishte qenë në jaht, menjëherë pasi u publikuan fotografitë.
‘Më ka ardh keq për Shpendin, nuk e kam kuptuar pse nuk ka dal menjëher me thonë po kam qenë. Nuk u desht me zgjatë një javë ditë mu marrë krejt Kosova, dhe në fund me dal me thonë po. Ska kurgjë tkeqe, ai është kryetar komune i cili ka bashkëpunim me të gjithë operatortë ekonomik, ‘ tha Ilir Deda.
Ndërsa sa i përket asaj se jahti ka qenë i Devollëve, ai tha se është çështje e brendshme e Vetëvendosjes./gazetametro.net