Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Ilir Deda, ka sulmuar ashpër presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi.
Deputeti Deda e ka sulmuar Thaçin në lidhje me idenë e ndryshimit të kufijve, transmeton gazetametro.net
Nëpërmjet një postimi në Facebook, ai ka thënë se Thaçi është në një vijë me Milosevic’in.
Deda ka thënë se “Slobodan Milosevic’i dhe Franjo Tuxhman mendonin njëhtë si Thaçi sot, se “Perëndimi do të përkrah çdo marrëveshje bilaterale për ndryshim kufijsh” në ish-Jugosllavi” /gazetametro.net