Ilire Vinca në “League of Profesional Thetare Women -LPTW”, në New York
Kjo ngjarje vlerësohet të jetë një ndër ngjarjet më të mëdha të teatrove në botë, dhe pikërisht në “League of Profesional Thetare Women -LPTW”, në New York. Për herë të tretë organizohet kjo ngjarje dhe në mesin e 20 grave më të suksesshëm anembanë rruzullit tokësor, është nominuar edhe aktorja kosovare Ilire Vinca.
“League of Profesional Thetare Women -LPTW” do të mbahet në më 23 tetor të këtij viti e ku janë nominuar femra të teatrove nga shtetet si Egjipti, Jordania, Tunizia, Anglia, Gjermania, Meksika, Australia, Rumania, Rusia…femra të cilat janë përzgjedhur në bazë të pesë kritereve nga organizatorët.