Loading…

Iluzion optik: Ajo çfarë shihni në fillim mund të tregojë shumë për personalitetin tuaj

  • 01/08/2021 | 14:38

Iluzion optik: Ajo çfarë shihni në fillim mund të tregojë shumë për personalitetin tuaj

Figura e parë që shihni nga kjo foto tregon diçka në lidhje me juve!


Kafkë

Jeni një rebel, një njeri i lirë në të menduar. I apasionuar dhe i fortë. Kafka është një nga simbolet më të vjetra dhe më të fuqishme dhe për ju simbolizon atë që dëshironi: mbrojtje, forcë, pushtet, kurajë, mençuri, lidership, mbijetesë në momente të vështira dhe pavdekësi. Jeni të vetëdijshëm për vlerën e paçmuar të kohës dhe ekzistencën tonë të përkohshme në këtë botë fizike. Kjo për ju nuk është diçka dëshpëruese dhe negative, por tregon një vetëdije për rëndësinë e të jetuarit momentin, shkëndijën për jetën dhe zhvillimin shpirtëror. Jeni një person ezoterik, pak ujk i vetmuar, e doni të qëndruarit vetëm dhe reflektimin. Ndiheni sikur keni zbuluar të gjitha sekretet e botës. Dëshironi shoqërinë e njerëzve ‘më të thellë’. Kafka duket se po ju thërret për të kapur momentin.

Një vajzë që shihet në pasqyrë

Jeni krenarë dhe vanitozë në pamje të parë, por në shpirtin tuaj jeni romantik dhe ëndërrimtar. Ndonjëherë vuani nga mungesa e vetëbesimit. Gjithmonë mbani mend kritikat dhe harroni lavdërimet.

Edhe nëse 1.000 njerëz ju lavdërojnë dhe një ju kritkon, ju do të mendoni vetëm për atë kritikë dhe do të besoni vetëm atë. Ju pëlqen e bukura, imagjinata, planifikimi dhe nuk jeni shumë perfeksionist. Shpesh jetoni në botën tuaj. Jeni krijues, të përpiktë, keni një sens arti dhe estetike, nuk e njihni të shëmtuarën, por shihni potencialin e mundshëm të së bukurës në të.

Pasqyra për ju nuk është vetëm një simbol fizik, por edhe reflektim shpirtëror. Shpesh jeni të lodhur nga bota dhe natyra e saj analitike, kështu që arratisja në fantazi, plane dhe botë më të bukura nuk është e panjohur për ju.
Me këto gjëra në mendje, ju sigurisht e keni një anë të errët. Ndonjëherë ju shqetësojnë shumë mendimet për veten tuaj, për kuptimin e jetës, ndjeni paplotësinë dhe peshën ekzistenciale duke dashur ta jetoni botën sipas mënyrës që të tjerët ju përjetojnë ju.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë