Loading…

Imazhet satelitore tregojnë se si Ukraina ka mbetur në errësirë

  • 26/11/2022 | 13:09

Imazhet satelitore tregojnë se si Ukraina ka mbetur në errësirë

Këto imazhe satelitore ilustrojnë se sa shumë ka ndikuar lufta e Rusisë në infrastrukturën në Ukrainë.


Më lart, derisa pjesët përreth të Evropës dhe Rusisë janë të ndriçuara, pjesa më e madhe e Ukrainës është në errësirë.

Dhe më poshtë, një imazh i përbërë nga NASA tregon rrjetin e Ukrainës të ndezur përpara se Rusia të fillonte pushtimin, dhe sa shumë ka ndryshuar deri në këtë muaj, transmeton Telegrafi.

Imazhet satelitore tregojnë ndryshimin që ka Ukraina në ndriçim nga janari (imazhi i majtë) dhe nëntor (imazhi i djathtë) – NASA

Aktualisht, në Kiev, rreth 50 për qind e klientëve kanë mbetur pa energji elektrike në temperatura të ulëta, sipas autoriteteve ukrainase.

OKB vlerëson gjithashtu se më shumë se 7.2 milionë refugjatë ukrainas janë regjistruar në të gjithë Evropën, ndërsa më shumë se 6.9 milionë janë zhvendosur brenda vendit.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë