Loading…

Inagurohet Zyra për Bashkëpunim Rinor në Ballkanin Perëndimor

  • 08/12/2016 | 13:19

Inagurohet Zyra për Bashkëpunim Rinor në Ballkanin Perëndimor

Sot, gjashtë shtetet, Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi, Bosnje- Herzegovina, Kosova dhe Serbia,  nisën bashkëpunimin rinor për Ballkanin Perëndimor, përmes inagurimit të Zyrës Rajonale për Bashkëpunim Rinor, me seli në Tiranë,që do tiu vijë në ndihmë problematikave të rinisë.

Në simbol të ditës kombëtare të rinisë, me praninë e Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, u inagurua sot kjo zyrë rajonale rinore(RYCO) e cila do të promovojë vlerat dhe bashkëpunimin mes të rinjve në rajon.

Ministri i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, Blendi Klosi në fjalen e tij, vuri në dukje se hapja e kësaj zyre krijon një urë të re komunikimi dhe bashkëpunimi në ballkan.

“ Ti bëjmë të rinjtë të ndjehen njëlloj në një familje pavarsisht nëse janë nga Serbia, Kosova, Shqipëria, Maqedonia, Mal i Zi, Bosnje-Hercegovina. Është e sigurt që kjo zyrë është shprehje e angazhimit të përbashkët çka tregon për të ardhmen e përbashkët.

Homologu Serb, Vanja Udovicic tha se kjo zyrë është përpjekje e një synimi të përbashkët.“ Kemi dhënë shembullin më të mirë sesi duhet të krijojmë një synim të përbashkët. Jam i sigurt se po krijojmë një bashkëpunim të përbashkët që do të vijojë për të ardhmen. Duhet të jenë të rinjtë që me shembullin e tyre dhe përmes projekteve do të promovojnë vlerat pozitive. Besoj se RYCO do të ndikojë në zhvillimin e bashkëpunimit mes njëri-tjetrit”, tha ai.

kryeministri-edi-rama-ne-inagurimin-te-zyres-se-ryco-foto-florian-abazaj-2Nga ana e tij, Harlem Desir, Sekretari i Shtetit për Çështjet Europiane të Francës,  nënvizoi se përfshirja e autoriteteve mes vendeve të rajonit të ballkanit perëndimor do të sjellë edhe suksesin si përgjegjësi kolektive.  Ai rikonfirmoi mbështetjen nga Franca dhe Gjermania  ndaj kësaj zyre.

Michele Giacomelli, i dërguari i posaçem i Ministrisë së Jashme në Itali e cilësoi bashkëpunimin rinor kyç për të ardhmen e përbashkët Europiane.

“ Bashkëpunimi rinor do të jetë një element majft i rëndësishëm për të ardhmen e përbashkët europian. Në jemi të hapur ndaj sugjerimeve që do dalin nga ky takim. Ju siguroj ju për mbështetjen që do tju japim RYCO”,nënvizoi ai.

Beatrice Angrand sekretarja e përgjithshme e zyres Franko-Gjermane tha se “kjo zyrë është një sfidë në vetvete sepse janë 6 shtete që flasin 6 gjuhë të ndryshme, për të punuar sëbashku. Kjo do të jetë me të vertete argëtuese. Ne do të japim mbështetjen tonë në bashkëpunimin rinor”.

Zv/ministri  Çështjeve Civile, i Bosnje-Hercegovinës, Adnan Husic shprehu dedikimin e  shtetit të tij për përmirësimin e pozicionit të të rinjve në shoqëri. Sipas tij, bashkëpunimi i të rinjve po mer prioritet duke u institucionalizuar, duke vendosur marrëdhënie të reja në Ballkan.

Po kështu, Rexhet Hoti, zv/ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit vuri në dukje se nisma të tilla, janë mënyrat më të mira drejtë një komunikimi të ri në Ballkan.

“Kjo zyrë është me rëndësi të vencantë sepse është mënyra me  mirë drejtë një bashkëpunimi dhe kjo është mënyra më ë mirë që ballkani të komunikojë mes njeri-tjetrit. Rinia e Kosovës është më e izoluar ne Evropë dhe në shpresojmë që të gjithë ju do të na ndihmoni që rinia jonë të ketë të drejtën për të lëvizur lirshëm. Liria nuk mund ti privohet të rinjve tanë”.

Drejtori i Agjencisë së rinisë dhe Sportit në Maqedoni, Marian Spaseski rikonfirmoi rëndësinë e këtij bashkëpunimi duke shprehur angazhimin edhe njëhere të vendit të tij.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë