Loading…

Incident në aeroportin e Rinasit: Avioni i vogël nga Zvicra del nga pista

  • 28/09/2021 | 20:12

Incident në aeroportin e Rinasit: Avioni i vogël nga Zvicra del nga pista

Një avion i vogël, me të cilin udhëtonte një familje nga Zvicra, ka dalë nga pista në aeroportin e Rinasit.

Avion i vogël model Beechcraft, me 4 persona në bord, dy të rritur dhe dy fëmijë, të gjithë shtetas zviceranë, bëri ulje të detyruar në mes të pistës, pasi pësoi një avari në sistemin e rrotave, thuhet në njoftimin e aeroportit të Tiranës.

Pasagjerëve u dha ndihma e parë menjëherë dhe njoftohet se fatmirësisht nuk ka asnjë të lënduar dhe të katërt gëzojnë shëndet të plotë.

TIA njofton se si pasojë e ngjarjes operimet në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës u pezulluan për 1 orë e 45 minuta, por tashmë fluturimet rifilluan.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë