Loading…

Incident në Shkup, sumohet një degë e partisë së Zoran Zaev (Foto)

  • 08/05/2017 | 08:21

Incident në Shkup, sumohet një degë e partisë së Zoran Zaev (Foto)

Persona të panjohur para dy netësh kanë thyer xhamat dhe kanë demoluar shtabin e LSDM në një zonë të Shkupit.


Kryetari i LSDM në komunën Qendër, Sasha Bogdanoviq tha se dënojnë ashpër incidentin që sipas tij është akt qyqar.

“Askush nuk i frikësohet këtyre akteve qyqare,  ndërsa shtabi do të vazhdojë të funksionojë”, theksoi Bogdanoviq. Incidenti është paraqitur në polici, shkruan agjencia e lajmeve INA.

Kryetari i LSDM, Zoran Zaev ka arritur marrëveshje me partitë shqiptare për krijimin e qeverisë së re, formimi i së cilës është bllokuar që sa muaj pasi presidenti i Maqedonisë, Gjorgji Ivanov ka refuzuar ta japë mandatin për shkak se ai nuk pranon platformën shqiptare. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë