Loading…

Incident në Skenderaj: Plagoset një 44-vjeçar, dërgohet në spital

  • 09/03/2026 | 23:47

Incident në Skenderaj: Plagoset një 44-vjeçar, dërgohet në spital

Një 44-vjeçar është plagosur mbrëmjen e së hënës në Skenderaj dhe është dërguar për trajtim në Spitali i Përgjithshëm Dr. Sami Haxhibeqiri në Mitrovicë, përcjell Gazeta Metro.


Zëdhënësi i spitalit, Shpend Fazliu, bëri të ditur se i plagosuri ndodhet jashtë rrezikut për jetë dhe me parametra stabilë.

Sipas tij, 44-vjeçari u pranua në Shërbimin Emergjent rreth orës 21:37 dhe po i nënshtrohet ekzaminimeve të nevojshme dhe trajtimit mjekësor.

“Në ora 21:37, në Spitalin e Përgjithshëm ‘Dr. Sami Haxhibeqiri’ në Mitrovicë, në Shërbimin Emergjent, është sjellë një rast i plagosjes nga Skenderaj, 44 vjeçar. Aktualisht, me parametra stabil, jashtë rrezikut për jetë, po vazhdojnë ekzaminimet radiologjike dhe trajtimi mjekësor”, tha ai për Klan Kosova./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë