Loading…

Incidenti në Big Brother, Einxhel ‘largohet’ nga shtëpia dhe dërgohet me urgjencë në spital

  • 28/01/2022 | 11:50

Incidenti në Big Brother, Einxhel ‘largohet’ nga shtëpia dhe dërgohet me urgjencë në spital

Pas incidentit që ka ndodhur brenda shtëpisë së Big Brother, Einxhel është dërguar në spital për trajtim të mëtutjeshëm.


Sipas njoftimit zyrtar të Big Brother, asaj i duhet të marrë trajtim më të specializuar pasi ka lënduar krahun.

Gjendja e saj është e mirë dhe shumë shpejt do t’i ribashkohet shtëpisë.

Njoftimi i plotë:

Gjatë mbrëmjes së djeshme banorja Einxhel Shkira ka lënduar krahun.
Ajo ka marrë menjëherë ndihmën e nevojshme nga stafi mjekësor por do t’i duhet të marrë trajtim më të specializuar.
Einxhel duhet të niset drejt spitalit duke u detyruar kështu të lërë për pak kohë shtëpinë e “Big Brother”.
Gjatë gjithë trajtimit dhe vizitave, çdo lëvizje e saj do të jetë e monitoruar nga kamerat.
Gjendja e saj është e mirë dhe shumë shpejt do t’i ribashkohet shtëpisë.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë