Loading…

Indeksi i Mbrojtjes së Fëmijëve, ku radhitet Kosova?

  • 22/11/2016 | 20:04

Indeksi i Mbrojtjes së Fëmijëve, ku radhitet Kosova?

Kosova renditet në pozitën e katërt në rajon në kategorinë e formave të dhunës së shprehur mentale dhe fizike ndaj fëmijëve, raporton KTV.

Kështu është thënë në “Indeksin e Mbrojtjes së Fëmijës”, i cili për herë të parë u lansua edhe në Kosovë.

Me këtë rast, kryeministri Isa Mustafa, tha se Qeveria ka marrë hapa konkretë për vendosjen e fëmijëve në qendër të prioriteteve.

Ndërkaq, Avokati i Popullit, Hilmi Jashari, ka thënë se mbetet sfidë zbatimi i rekomandimeve për të drejtat e fëmijëve. Ai thotë se pret që edhe rekomandimet e Avokatit të Popullit të mund të shqyrtohen nga niveli qeveritar, pasi tashmë është krijuar edhe grupi ndërministror që merret me këtë çështje.

Gjatë prezantimit u tha se “Indeksi i Mbrojtjes së Fëmijës”, identifikon boshllëqet ndërmjet politikës dhe praktikës, duke dokumentuar faktet e disponueshme, si dhe siguron një bazë të dëshmive që informon debatet mbi politikat për mbrojtjen e fëmijëve dhe ofron rekomandimet për përmirësimin e tyre.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë