Loading…

‘Independent’: Ermonela Jaho është e paharrueshme në ‘Madama Butterfly’

  • 28/03/2017 | 16:30

‘Independent’: Ermonela Jaho është e paharrueshme në ‘Madama Butterfly’

Sopranoja shqiptare, Ermonela Jaho, e rrëmbeu audiencën në “Convent Garden” me performancën e saj mbresëlënëse në operën “Il trittico” të Puccinit (vitin e kaluar v.j.), por edhe pse ajo ishte paraqitur gjithandej nëpër botë me rolin e Cio-Cio San, ajo kishte pritur deri tani që në këtë rol të paraqitet në Londër.


Dhe me sa shije e interpreton atë: skena përfundimtare në produksionin e dyshes Moshe Leiser dhe Patrice Caurier është nënvlerësuar, derisa patetizmat në të janë kufizuar në minimum, pa takime të ngathëta simbolike midis Lindjes dhe Perëndimit, gjë që mundëson që skena t’i përshtatet në mënyrë të përkryer performancës së Jahos, thuhet në shkrimin e Independent, transmeton “Koha Ditore”.

Në aspektin vizual, ky produksion është poli i kundërt nga ajo e Minghellas në “Coliseum” dhe megjithëse setet e saj të stilit dekorues japonez “japonaiserie” e munduan shoqëruesin britanik, intimiteti i dramës bëhet imponues.

Nën dirigjimin e Antonio Pappanos, secila nuancë e butësisë a ashpërsisë së partiturës, është vënë në pah. Në operë ka disa performanca të mira, sidomos e vërejtshme ajo e tenorit argjentinas, Marcelo Puente, në rolin e Pinkertonit, mënyra e dalë mode e aktrimit të të cilit në asnjë mënyrë nuk e zvogëlon bukurinë e qëndrueshme të të kënduarit të tij.

Roli i Jeremy White është i stuhishëm në mënyrë të përshtatshme, derisa Elizabeth Dershong është në mënyrë diskrete komanduese në rolin e Suzukit, dhe Scott Hendricks e interpreton një Sharpless shumë simpatik. Ndërsa Jaho kombinohet ndërmjet dobësive e kurajës, herë pas here, duke sugjeruar brishtësinë e një kukulle shfaqjesh, me gjuhën e trupit të saj.

Dueti i saj i mrekullueshëm me Puenten përlot deri në parajsë, dhe interpretimi i saj i gjatë solo në të cilën shpresa lufton me frikën, na mban pezull në secilën pjesë: ajo është Madam Butterfly më e mirë që ka parë Londra prej vitesh./gazetametro.net

Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë