Loading…

Indonezia pritet të miratojë një ligj ku do të dënojë njerëzit që kryejnë marrëdhënie jashtë martesës, ligji do të prekë edhe të huajt

  • 03/12/2022 | 09:07

Indonezia pritet të miratojë një ligj ku do të dënojë njerëzit që kryejnë marrëdhënie jashtë martesës, ligji do të prekë edhe të huajt

Parlamenti i Indonezisë pritet të miratojë një ligj të ri penal këtë muaj që do të dënojë seksin jashtë martesës me burgim deri në një vit.


Bambang Wuryanto, një politikan i përfshirë në draft, tha se kodi mund të miratohet që në fillim të javës së ardhshme.

Nëse miratohet ligji, do të zbatohet si për qytetarët indonezianë ashtu edhe për të huajt.

Ndëshkimi për tradhtinë bashkëshortore mund të hyjë në fuqi vetëm nëse ka palë që ankohen tek autoritetet.

Për ata që janë të martuar, pala që ka të drejtë të ankohet është burri ose gruaja që është tradhtuar nga partneri.

Gjithashtu do të ndalohet bashkëjetesa para martesës dhe të dënuarit mund të përballen me gjashtë muaj burg.

Grupet e biznesit kanë shprehur shqetësimin për dëmin që rregullat mund t’i bëjnë imazhit të Indonezisë si destinacion pushimesh dhe investimesh, sipas Reuters.

Shinta Widjaja Sukamdani, zëvendëskryetar i Shoqatës së Punëdhënësve të Indonezisë (APINDO), tha: “Për sektorin e biznesit, zbatimi i këtij ligji zakonor do të krijojë pasiguri ligjore dhe do t’i bëjë investitorët të rishqyrtojnë investimin në Indonezi”.

Drafti i mëparshëm i kodit ishte caktuar të miratohej në vitin 2019, por shkaktoi protesta mbarëkombëtare me dhjetëra mijëra pjesëmarrës në demonstrata.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë