Loading…

Industria gjermane në hall, Mercedes Benz dhe Audi do të mbyllin së paku 20 mijë vende pune

  • 29/11/2019 | 14:47

Industria gjermane në hall, Mercedes Benz dhe Audi do të mbyllin së paku 20 mijë vende pune

Daimler dhe Audi, prodhues gjerman i automjeteve, tha se do të mbyllin së paku 20 mijë vende pune në gjithë botën, në përpjekje për të financuar kalimin në makina elektrike, transmeton Gazeta Metro.


Shefi i personelit të Daimler’it, Wilfried Porth, u tha gazetarëve se numri i vendeve të humbura të punës do të jetë “me pesë shifra”.

Njoftimi vjen pak ditë pasi prodhuesi rival, Audi, tha se do të mbyllë 9500 nga 61000 vendet e punës që i ka në Gjermani, për arsye të ngjashme.

Daimler tha se industria e makinave “po kalon nëpër transformimin më të madh në histori”.

“Një pjesë e këtij programi është zvogëlimi i kostove të stafit për rreth 1.4 miliard euro deri në fund të vitit 2022 dhe zvogëlimi i numrit të pozitave të menaxhimit në të gjithë botën për 10 për qind”, tha kompania./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë