Loading…

Infektohet për herë të dytë me koronavirus, rrëfehet i riu nga Prishtina

  • 04/07/2020 | 22:02

Infektohet për herë të dytë me koronavirus, rrëfehet i riu nga Prishtina

Për herë të parë që nga Marsi, në Kosovë është regjistruar rasti i parë që virusi korona iu është rikthyer një të shëruari. Për herë të dytë, një i ri nga Prishtina është infektuar me COVID-19. E I njejti në një rrëfim për T7 po thotë se simptomat i ka trefish më të rënda.


Muaj më parë u identifikua me COVID-19.

Pasi kaloi këtë sfidë për vete, Petrit Bylykbashi kishte vazhdimisht kontakt me persona të infektuar, për t’iu ndihmuar të njëjtëve.

Por befasi për të ishte rikthimi i virusit korona edhe njëherë tjetër në organizmin e tij.

Veçse kësaj radhe Bylykbashi po thotë se simptomat i ka trefish më të theksuara.

Madje këto ditë prishtinasi tha se po ka probleme me frymëmarrje.

Rezultatet për virusin korona i mori gjatë së enjtes. Por kontaktet e tij me infektologë po vazhdojnë meqë është rasti i parë në Kosovë, ku virusi është përsëritur.

Bylykbashi ka një mesazh për të gjithë ata që dyshojnë në vërtetësinë e COVID-19.

E për mundësinë e përsëritjes së virusit korona ka shkruar edhe mikrobiologu Lul Raka.

Sipas tij për këtë çështje ekzistojnë vetëm supozime të mundshme, por që përgjigjie shkencore për mundësinë e ripërsëritjes së COVID-19, nuk ka.

 

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë