Loading…

Infektologu kosovar: Së paku edhe 6 muaj do të jetojmë me koronavirusin

  • 13/07/2020 | 09:57

Infektologu kosovar: Së paku edhe 6 muaj do të jetojmë me koronavirusin

Situata në Klinikën Infektive është e rënduar, për 5 ditë janë shënuar mbi 1000 raste të reja me Covid-19 në Kosovë, kështu tha infektologu, Izet Sadiku.


Sadiku u shpreh se kapacitetet tanimë janë të mbushura, duke thënë se në spitalet e Kosovës dhe në QKUK janë mbi 300 pacientë të shtruar, mbi 170 pacientë janë me oksigjenoterapi, shkruan rtv21. Infektologu theksoi se edhe numri i madh i të të infektuarve të punëtorëve shëndetësorë po e rëndon situatën.

Ai tha se rreth 420 punëtorë shëndetësorë janë të infektuar me Covid-19.

Izet Sadiku duke bërë thirrje që të respektohen masat parandaluese derisa të zbulohet një vaksinë kundër Covidit-19, u shpreh se duhet të mësohemi të jetojmë me virusin së paku edhe për 6 muaj, pasi që sipas tij edhe Organizata Botërore e Shëndetësisë nuk premton që kjo situatë do të kalojë shpejtë, pa u zbuluar vaksina.

Deri më 12 korrik numri total i rasteve pozitive është 4.931, me gjithsej 102 raste të vdekjes, të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese dhe 2.267 të shëruar.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë