Loading…

Infermieri i QKUK’së u ther me thikë nga një pacient

  • 26/09/2020 | 16:30

Infermieri i QKUK’së u ther me thikë nga një pacient

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në QKUK, një infermier në Klinikën e Urologjisë me iniciale F.B, është ther me thikë, shkruan Gazeta Metro.


Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës, ka njoftuar se sot në vendin e tij të punës është sulmuar me thikë, në Klinikën e Urologjisë, infermieri me inicialet F.B.

Infermieri pritet t’i nënshtrohet intervenimit kirurgjik. Për rastin është informuar edhe Policia e Kosovës.

ShSKUK shpreh indinjatën e thellë për këtë rast dhe dënon ashpër sulmet ndaj mantelbardhëve të cilat janë të pa pranueshme.

Njoftimi i plotë nga SHSKUK:

Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës, është njoftuar se sot në vendin e tij të punës është sulmuar me thikë, në Klinikën e Urologjisë, infermieri F.B.

Sulmi ka ndodhur, pas orë 14.00, derisa infermieri po kryente punën e tij.

Infermieri pritet t’i nënshtrohet intervenimit kirurgjik.

Për rastin është informuar edhe Policia e Kosovës.

ShSKUK shpreh indinjatën e thellë për këtë rast dhe dënon ashpër sulmet ndaj mantelbardhëve të cilat janë të pa pranueshme.

Ofendimet, dhuna, e deri tek sulmet fizike, të tilla si ky i ditës së sotme ndaj mantelbardhëve ka pasur në vazhdimësi, andaj ju bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve të respektojnë punën e mantelbardhëve, ndërsa sulmuesit e tillë të marrin pergjigjen e merituar nga organet kompetente.

Është koha e fundit që sulmet e tilla të ndalen njëherë dhe përgjithmonë ndaj punëtorëve shëndetësorë../gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë