Loading…

Infermierja e QKUK’së: Gati 11 muaj nuk kam takuar familjarët e mi, kur po ju shoh në këto tubime po më dhemb shpirti

  • 25/01/2021 | 12:38

Infermierja e QKUK’së: Gati 11 muaj nuk kam takuar familjarët e mi, kur po ju shoh në këto tubime po më dhemb shpirti

Infermierja që punon në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës (QKUK), Shqipe Kadriu, ka reaguar pas tubimeve të shumta që partitë politike po i zhvillojnë me përkrahës të tyre.


Kadriu në Facebook ka shkruar se ka 11 muaj që shkon vetëm në shtëpi, punë e në market kurse ka shtuar se “i dhemb shpirti” që po i sheh tubimet me plot njerëz.

“Gati 11 muaj nuk kam takuar familjaret e mi, miqte e mi…qe 11 muaj jam ne vetizolim..E vetmja rruge qe bej qe 11 muaj eshte pune& shitore & banes..vetem qe te mos infektohem dhe eventualisht te mos e infektoj askend( pasi qe ne cdo dite pune jam kandidat potencial me qen me covid) vetem tju sherbej pacienteve..cdo sakrific e imja si duket askujt nuk I le pershtypje..andaj kur po ju shoh ne keto tubime po me dhemb shpirti…faleminderit populli im qe jeni kaq egoist dhe po” kujdeseni”per vete!”, ka shkruar Kadriu në Facebook.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë