Ish-kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti ka thënë se Qeveria s’ka ndërmarrë masa ndaj inflacionit sikurse bënë vendet e tjera, shkruan Gazeta Metro.
Hoti në një shkrim në Facebook tha se inflacioni në Kosovë është 12%, derisa ka kritikuar Qeverinë.
“Inflacioni 12%, masat askund, qytetarët bartin pasojat”, ka shkruar Hoti.
Ai po ashtu kritikoi Qeverinë se nuk shpenzoi paratë, për të cilat tha se u zhvlerësuan për 12%.
“Ndërkaq, në Kosovë masa substanciale nuk shihen askund, me përjashtim të shtesave në pensione dhe asistencë që janë të përkohshme. Tatimi në Vlerën e Shtuar (TVSH) dhe akciza nuk u ulën, jo se nuk ishte e përballueshme për buxhetin, por për shkak se ishte propozuar opozita (nga LDK-ja). Si rezultat i inflacionit, shteti inkasoi shumë më tepër të hyra, të cilat nuk i shpenzoi dhe, si rezultat, ato u zhvlerësuan së paku për 12%”, ka shkruar Hoti.
Hoti ka krahasuar edhe me masat që kanë ndërmarrë shtetet e tjera. /gazetametro.net