Loading…

Inflacioni arriti shifra rekord në Euro-Zonë, pritet rritje e kamatave nga Banka Qendrore Evropiane

  • 01/07/2022 | 20:51

Inflacioni arriti shifra rekord në Euro-Zonë, pritet rritje e kamatave nga Banka Qendrore Evropiane

U shënua shifër rekorde e shkallë së inflacionit në euro-zonë në muajin qershor, pak para se Banka qendrore Evropiane (ECB) të rrisë kamatat për herën e parë në 11 vitet e fundit, transmeton Gazeta Metro.


Inflacioni i valutës së përbashkët evropian ka shkuar në 8.6 për qind në nivelin vjetor në relacion me 8.1 për qind në maj, sipas përllogaritjes së sotme të agjencisë për statistika Eurostat.

Kjo ishte tejkalim i prognozës së ekonomistëve, që në anketimin e agjencisë së lajmeve Reuters kishin pritur një shkallë prej 8.4 për qind.

Në të dhënat preliminare të Eurostat, listës i prinë Estonia me një shkallë prej 22 %, dhe e ndjekin Lituania me 20.5 % dhe Letonia me 19 %.

Gjermania kishte befasuar këtë javë si ekspertët dhe publikun kur raportoi se në qershor kishte shënuar rënie të inflacionit me 0.5 %, në 8.2 % në krahasim me muajin maj.

Ekspertët thonë se kjo është si rezultat i subvencioneve të qeverisë për zbutjen e ndikimit të rritjes së çmimeve të energjisë për familjet, por duke theksuar se kjo nuk do të thotë se i ka ardhur fundi i inflacionit në këtë shtet.

Sipas Eurostat edhe në Holandë është shënuar një rënie e inflacionit me 0.3 % në krahasim me muajin e kaluar, që megjithatë mbetet në nivel të lartë prej 9.9 %.

Banka Qendrore Evropiane ishte zotuar se do të përballet me rritjen e çmimeve, do të duhej që deri në fund të korrikut të dilte me vendim për shtrëngim të kushteve për kredi. Ajo ka njoftuar se në shtator do të rritet edhe një herë kamata./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë