Loading…

Inflacioni ‘në qiell’, Bislimi krenohet: Nga shtrenjtimi i naftës Qeveria mblodhi 15 milionë euro më shumë

  • 14/06/2022 | 17:30

Inflacioni ‘në qiell’, Bislimi krenohet: Nga shtrenjtimi i naftës Qeveria mblodhi 15 milionë euro më shumë

Pas kërkesës së opozitës dhe komunitetit të biznesit për heqjen e akcizës për karburantet, zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë, Besnik Bislimi, ka thënë të martën se kërkesat e tyre janë sharlatanizëm dhe tendencë për t’i dëmtuar interesat bazike të vendit.


Madje, Bislimi thotë se në pesë mujorin e parë të këtij viti vetëm 15 milionë euro janë të hyra më shumë nga rritja e çmimit të naftës.

Derisa sipas tij, mbështetja e qeverisë për qytetarët është shumë më e madhe, 100 milionë euro.

“Është propozuar që të hiqet akciza edhe TVSH-ja në importin e naftës si masë që i zgjidhë telashet për arsye se qeveria qenka pasuruar nga rritja e çmimit të naftës në tregun ndërkombëtar. Në pesë mujorin e parë të vitit 2022, qeveria ka grumbulluar fiks 15 milionë euro më shumë nga importi i derivateve të naftës. Ndërkaq, i ka kthyer qytetarëve për t’i kompensuar dëmet fiks 100 milionë euro për këtë masë. Pra, nuk është pasuruar qeveria. Qeveria ka marrë 15 milionë euro shtesë nga rritja e çmimit të naftës, ndërkaq, qytetarëve për t’i me përballuar koston shtesë ia ka dhënë 100 milionë euro ose 7-fishin e shumës që e ka grumbulluar shtesë qeveria. Është pa pjekuri, është mos njohuri dhe është sharlatanizëm me thënë se Qeveria duhet me ndërmarrë masa se ka marrë 15 milionë euro shtesë”.

Këto komente Bislimi i bëri në tryezën “Ndikimi i tërheqjes së kursimeve pensionale deri në 30% në ekonominë e Kosovës” të organizuar nga Instituti GAP.

Bislimi më tej ka thënë se kërkesat e atyre që shiten ekonomistë me diploma të perëndimit nuk kanë logjikë.

“Tash me dalë pale ekonomistë që thonë se kanë diploma të perëndimit dhe të kërkojnë të hiqen akcizat, mund t’i nxitni qytetarët që të konsumojnë sa më shumë naftë që vjen nga Lindja e Mesme, nuk është thjesht mungesë e dijes. Të gjithë e dimë që është e palogjikshme, por është një farë tendence e hapur për t’i dëmtuar interesat bazike të vendit dhe për me bërë shtetin jo funksional”, tha ai, shkruan KP.

Ndërsa, në tregun e Kosovës çmimet e karburanteve janë shtrenjtuar rekord, 1.86 euro deri 1.90 euro për litër.

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë