Të dhënat më të fundit nga Byroja e Statistikave të Punës të SHBA’së kanë zbuluar se inflacioni po shpërthen më shpejtë sesa që ishte parashikuar tani që ka arritur në rekordin në 40 vitet e fundit, transmeton Gazeta Metro.
Byroja e Statistikave në deklaratën e tyre se “indeksi për të gjitha artikujt është rritur për 6.8 % për 12 muajt e fundit që përfundoi në tetor, rritja kjo më e madhe në një periudhë 12 mujore që nga 1982”.
Ky trendi i çmimeve është regjistruar dhe publikuar para shfaqjes se variantit Omicron që paraqet një kërcënim të ri prej pandemisë në treg që tani është gati në vitin e dytë ka raportuar gazeta amerikane The Wall Street Journal.
Këto shifra ekonomike dërrmuese paraqesin muajin e gjashtë rresht ku inflacioni ka arritur mbi 5 %. Dow Jones ka parashikuar një rritje vjetore prej 6.7 % në indeksin e produkteve kryesore të konsumit shkruan WSJ.
Larry Summers që ka shërbyer si Sekretar i Thesarit në administratën amerikane Clinton dhe në atë të Obama si Drejtori i Këshillit Kombëtar Ekonomik, kishte paralajmëruar muajin kaluar në rrjetin televiziv amerikan CNN se kishte pak gjasa që shkalla e inflacionit të kthehet në ato normale në të ardhmen e afërt./gazetametro.net