Loading…

Inflacioni në Turqi 36 %, rriten çmimet e energjisë deri më 125 %

  • 03/01/2022 | 12:39

Inflacioni në Turqi 36 %, rriten çmimet e energjisë deri më 125 %

Inflacioni vjetor në Turqi është rritur me ritmin më të shpejtë në 19 vjet, përkatësisht 36.08 për qind në muajin dhjetor, kanë treguar të dhënat e Institutit Turk të Statistikave. Lira turke është zhvlerësuar për 50 % e tani pas krizës në tregjet botërore të energjisë rregullatori turk ka rritur energjisë elektrike deri në 125 % për shfrytëzuesit komercial me kërkesa të madhe, transmeton Gazeta Metro.


Sipas tij, indeksi i çmimeve të konsumit është rritur për 13.58 për qind në dhjetor, në krahasim me vitin paraprak.

Rritja vjetore në çmimet ushqimore ka arritur në 43.8 për qind.

Shkalla e inflacionit ka qenë më e larta prej shtatorit të vitit 2002.

Inflacioni është rritur në këtë shtet, ndërkohë që lira turke është zhvlerësuar në nivele rekorde pasi Banka Qendrore e shtetit – nën presion të presidentit, Recep Tayyip Erdogan – ka ulur normat e interesit për pesë për qind në muajin shtator.

Dobësimi i lirës i ka bërë importet, naftën dhe produktet e përditshme më të shtrenjta, duke lënë 84 milionë banorë me mungesa të gjërave të domosdoshme.

Shumë njerëz kanë blerë valuta të huaja dhe ar për të ruajtur kursimet e tyre.

Muajin e kaluar, Erdogan ka prezantuar masa të reja për të ruajtur lirën, pasi ajo atëbotë tregtohej 18.36 kundrejt dollarit amerikan.

Për një kohë lira është forcuar, ndonëse gradualisht ka rrëshqitur sërish.

Më 2021, ajo është zhvlerësuar për gati 44 për qind kundrejt dollarit amerikan.

Erdogan insiston që ulja e normave të interesit ndikon në rritje të ekonomisë, pavarësisht se ekonomistët e thonë të kundërtën.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë