Loading…

Inflacioni në ushqim shkoi ‘në qiell’ më 2022

  • 22/01/2023 | 23:30

Inflacioni në ushqim shkoi ‘në qiell’ më 2022

Inflacioni vjetor më 2022 arriti në 11.6%, por nëse llogariten vetëm ushqimet, kjo shifër po del goxha më e lartë.


Raporti i fundit i Bankës Botërore e nxjerr Kosovën me normë vjetore  të inflacionit në ushqim 17.5%. Sipas këtyre të dhënave, shtrenjtimet më së shumti u vërejtën në korrik dhe tetor.

Megjithatë, ky trend pritet të zbehet këtë vit. Por ky institucion e ngjall optimizmin me parashikimet për rritjen ekonomike, pasi e rendit Kosovën në rajon, që mund të shkojë në 3.7% më 2023 dhe 4.2% më 2024.

Sipas ekonomistit Sead Ujkani, rritja ekonomike këtë vit varet nga zhvillimet globale në ekonomi, por edhe nga politikat qeveritare për prodhimin vendor dhe rritjen e fuqisë blerëse përmes rritjes së pagave.

Sipas tij, përparësi e Kosovës në raport me vendet tjera të rajonit janë remitencat.

Pak a shumë, për rritjen ekonomike njësoj kanë projektuar edhe Banka Qendrore e Kosovës dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë