Loading…

‘Inkubatorë të urrejtjes, kemi kapur me 11 mijë doza drogë’, Balla iu çëpon ‘huliganëve’ të VV’së

  • 09/07/2026 | 10:08

‘Inkubatorë të urrejtjes, kemi kapur me 11 mijë doza drogë’, Balla iu çëpon ‘huliganëve’ të VV’së

Ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Taulant Balla, ka reaguar pas protestave të mbajtura në Tiranë, ku ka përmendur  se në mesin e pjesëmarrësve kanë qenë edhe persona nga Kosova, dhe figura me impakt nga Vetëvendosje, përcjell Gazeta Metro


Ai ka përmendur me emër Egzon Azemin, deputet i zgjedhur i Kuvendit të Kosovës nga Lëvizja Vetëvendosje, si dhe Besnik Mujecin, ish-asamblist i kësaj partie në Prishtinë.

Balla i ka cilësuar ata si pjesë e, siç e quajti ai, “inkubatorëve të urrejtjes”, duke përdorur edhe termin “sorra” për t’iu referuar tyre. Sipas tij, këta persona nuk mund të jenë mbështetës të qeverisë shqiptare.

“Kur unë flas për sorra inkubatorësh të urrejtjes nga Prishtina dhe Tetova, të cilët maskohen si shqiponja diaspore e kam fjalën për tipa si këta në video që sigurisht nuk kanë si të jenë pro qeverisë së Tiranës”, ka shkruar Balla në një postim në Facebook të mërkurën.

Në reagimin e tij, ministri rikujtoi edhe rastin e Besnik Mujecit, i cili ishte arrestuar në Shqipëri në vitin 2023 nën dyshimin për trafikim të lëndëve narkotike.

“Është normale që janë kundër Edi Ramës dhe edhe kundër meje, sepse i kemi arrestuar me 11 mijë doza drogë”, ka shkruar Balla.

Mujeci, i cili në atë kohë ushtronte detyrën e asamblistit në Komunën e Prishtinës, u përjashtua nga Lëvizja Vetëvendosje menjëherë pas arrestimit dhe humbi mandatin në Kuvendin Komunal.

Më vonë, në fund të vitit 2024, ai u shpall fajtor për trafikim të narkotikëve dhe u dënua me katër vjet e tetë muaj burgim.

Megjithatë, vendimi u ndryshua në shkallët e mëvonshme të gjykimit, ndërsa në gusht të vitit 2025 ai u lirua nga burgu me vendim të një gjykate shqiptare./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë