Loading…

Inspektorati i Tregut ndalon shitjen e vajit nga Serbia

  • 03/02/2023 | 17:46

Inspektorati i Tregut ndalon shitjen e vajit nga Serbia

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, me një njoftim në rrjetin social Facebook, kanë njoftuar se Inspektorati i Tregut ka ndërmarrë një aksion, ku ka grumbullar sasi të vajit dhe i ka dërguar për analiza në laboratoret përkatëse, dhe nga kjo ka rezultuar se se një lloj i vajit i importuar nga Serbia, nuk i plotëson kriteret, shkruan Gazeta Metro.


Pas tërë kësaj importuesit të këtij produkti, konform legjislacionit në fuqi, iu është kërkuar  që brenda afateve ligjore të bëjë tërheqjen e këtij produkti nga tregu.

Nga kjo ministri kanjë njoftuar po ashtu se janë në teren me inspektime, sipas tyre krejt kjo po bëhet me qëllim ruajtjen e konsumatorëve.

Njoftimi i plotë:

Inspektorati i Tregut në vazhdën e inspektimeve të intensifikuara ka kryer edhe inspektime lidhur me verifikimin e sasisë dhe peshës së produkteve nëpër operatorët ekonomik në Republikën e Kosovës.
Për t’a hequr çdo dyshim lidhur me peshën dhe sasinë e produkteve mostrat janë dërguar në laborator për analiza përkatëse, pas të cilave ka rezultuar se një lloj i vajit ushqimor në treg nuk i plotëson kriteret.
Raporti i verifikimit nga Agjencia e Metrologjisë së Kosovës, gjegjësisht laboratori i parapaketimeve ka konstatuar se një vaj ushqimor, i prodhuar në Serbi, nuk e plotëson kriterin e mesatares për sasi siç e parasheh rregullorja 03/2020 për produktet e parapaketuara.
Si rrjedhojë Inspektorati i Tregut, si në çdo rast tjetër ka ndërmarrë masa në përputhje me legjislacionin në fuqi në Republikën e Kosovës, respektivisht operatorit ekonomik, importues i këtij vaji , i është ndaluar shitja e këtij produkti dhe tërheqja nga tregu në afat prej 15 ditësh.
Inspektorati i Tregut i Republikës së Kosovës, në vazhdimësi kryen verifikime dhe inspektime në terren me qëllim të mbrojtjes së konsumatorit e poashtu do të vazhdojë t’a bëjë të njëjtën gjë edhe gjatë ditëve në vazhdim.
Me këtë rast ftojmë qytetarët-konsumatorë që të jenë të vëmendshëm gjatë blerjeve, dhe për çdo shkelje të të drejtave të konsumatorit, të vazhdojnë të adresojnë ankesat/njoftimet në Inspektoratin e Tregut, përmes Departamentit për Mbrojtjen e Konsumatorit në Ministri të Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë.
Për çdo rast qytetarët ftohen të raportojnë në:
Tel: 0800 11000 ose
E-mail: [email protected]
Të gjitha kërkesat dhe raportimet tuaja do të shqyrtohen me kujdes.
Ju falenderojmë për bashkëpunimin tuaj!

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë