Loading…

Inspektorët e shtetit mbyllin plot lokale në Gjilan: Reagon ashpër kryetari Lutfi Haziri

  • 30/10/2021 | 22:51

Inspektorët e shtetit mbyllin plot lokale në Gjilan: Reagon ashpër kryetari Lutfi Haziri

Kreu i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka reaguar pasi inspektorët nga Agjencia e Veterinës dhe Ushqimit kanë mbyllur disa lokale në Gjilan. Haziri e ka quajtur inspektoratin e AUV-it si “njësi ndëshkuese të Qeverisë”, derisa aksionin e tyre e sheh si “represion për mbyllje të dhunshme të lokaleve”.


“Sapo u njoftova nga rrugë jo zyrtare dhe nëpërmjet rrjeteve sociale se Njësitë ndëshkuese të qeverisë së Republikës kanë mbyllur restorante e kafiteri, përfshirë Maroa e Mono, duke ndëshkuar bizneset familjare në Gjilan pa asnjë arsye të qëndrueshme ligjore, duke anashkaluar inspekcionin e Komunës dhe kryeshefin ekzekutiv të Komitetit për parandalimin e përhapjes së COVID-19, kryetarin e Komunës”, ka shkruar Haziri.

Kandidati i LDK’së për kreun e Gjilanit ka thënë se institucionet e shtetit s’duhet të sillen “me ‘shkopin’ e ligjit”, meqë ai qytet ka “zot shpije” dhe lokalet janë prona të dikuj.

Ftoj organet e shtetit që në Gjilan të mos sillen me ‘shkopin’ e ligjit, sepse ky vend ka zot shpije dhe ato lokale kanë pronarë. Ai këtë aksion e ka lidhur edhe me zgjedhjet, duke thënë se s’mund të fitohet me dhunë.

“Deri nesër në mesditë kërkoj të largohen masat parandaluese. Harrojeni që e ngulfatni Gjilanin në zgjedhje sepse s’mund të fitoni me dhunë. I vetmi përfaqësues zyrtar sipas ligjit për emergjenca civile, ku përfshihen edhe institucionet tjera vartëse, në këtë rast edhe në pandemi, është kryetari i Komunës, i cili është kryeshef ekzekutiv, pa autorizimin e të cilit s’mund t’i hapni e mbyllni asnjë lloj biznesi.

Sot nuk e kemi asnjë pacientë me COVID-19 në Spitalin e Përgjithshëm të Gjilanit, derisa i kemi vetëm 9 raste në vet-izolim.

Sa për dijeni, Gjilani ka udhëhequr prej fillimit me masa anti – COIVD-19, por nuk e pranon represionin dhe mbylljen e dhunshme të lokaleve në kohën kur të rinjtë duhet ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre private”, ka shkruar Haziri.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë