Loading…
Inspektorët në gjumë, vazhdojnë skandalet në marketet kosovare: Produkteve të Serbisë u vendosen flamuj të Brazilit
  • 31/01/2019 | 22:13

Inspektorët në gjumë, vazhdojnë skandalet në marketet kosovare: Produkteve të Serbisë u vendosen flamuj të Brazilit

Që nga 29 dhjetori i vitit që lamë pas, marketet në Kosovë janë të detyruara që produkteve në shitje, t’u vendosin edhe flamurin e vendit të origjinës, ku disa inspektime që ishin bërë në pikat shitëse, nga zyrtarë të ministrisë së Tregtisë ishte thënë se ky udhëzim po zbatohet në tërësi dhe se bizneset janë të interesuara për implementimin e tij, transmeton Gazeta Metro.


Mirëpo, kjo nuk po del të jetë krejtësisht ashtu siç po thuhet. Në Kosovë po vazhdojnë skandalet nga marketet e shitjes me shumicë, janë evidentuar parregullsi të shumta, madje, produkteve me prejardhje nga Serbia u janë vendosur edhe flamujt e shtetit të Brazilit.

E për t’i ikur syrit të konsumatorit, disa nga bizneset, produkteve serbe as që u kanë vënë flamujt e shtetit të origjinës.

Kujtojmë, se vendimi për vendosjen e flamujve të vendit të origjinës afër produkteve ushqimore, ishte si rrjedhojë e vendosjes së taksës prej 100 për qind./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë