Loading…

Inspektorët shqiptarë arrestojnë maqedonasin që goditi Selën

  • 04/05/2017 | 10:31

Inspektorët shqiptarë arrestojnë maqedonasin që goditi Selën

Toni Trajkovski është i arrestuari i sontëm në Kumanovë. Arrestimi i tij është bërë nga inspektorë civilë shqiptarë, ndërsa prangat i janë vënë në hyrje të një restoranti në këtë qytet. Gazeta KOHA merr vesh se punonjësit shqiptarë në Sektorin e Punëve të Brendshme në Kumanovë ka dy ditë që kanë identifikuar Trajkovskin, si njërin nga katër personat që kanë rrahur rëndë deputetin Ziadin Sela, megjithëse i njëjti nuk ishte i kapshëm për arrestim.


Rreth orës 21, Trajkovski është parë duke u futur në një restorant në qytet, ku edhe është ndeshur me inspektorët shqiptarë. Megjithatë, përkundër identifikimit të sigurt, punonjës maqedonas të Stacionit Policor në Kumanovë janë munduar që ta vënë në dyshim pjesëmarrjen e Trajkovskit në sulmin ndaj Selës.

Nga ana tjetër, siç thonë zyrtarë të policisë për KOHA, këmbëngulës kanë qenë policët shqiptarë, të cilët nuk kanë lejuar lirimin e Trajkovskit, ndërsa të njëjtin e kanë mbyllur në paraburgim 24 orësh, derisa nesër në mëngjes, të njëjtit do ta nisin drejt Shkupit.

Toni Trajkovski është i njohur si mbështetës i flaktë i VMRO-DPMNE-së, ndërsa në videon e shkurtër, kur sulmohet Sela, është i moshuari tullac me mjekër të bardhë.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë