Loading…
Inspiruese: Vajza pa krahë mësoi të ngasë avionin me këmbët e saj
  • 23/05/2019 | 14:39

Inspiruese: Vajza pa krahë mësoi të ngasë avionin me këmbët e saj

Media prestigjoze CNN ka shkruar për një histori frymëzimi dhe inspirimi për të gjithë ata persona që besojnë se gjërat në jetë janë të paarritshme.


CNN pasqyron historinë e Jessica Cox, e cila ka mësuar të ngasë avionin vetëm me këmbë pa përdorur aspak duart, të cilat fatkeqësisht i mungojnë.

Cox në intervistë tha se po zëvendëson atë që pilotët e tjerë bëjnë me duar. “Unë jam duke zëvendësuar atë që pilotët e tjerë do të bëjnë me duart e tyre. Jam duke zëvendësuar atë që mund bëjnë shumë të tjerë me duar. Jessica Cox ka lindur pa krahë. Ajo tregon se shtatzënia e nënës së saj ka qenë normale, por mjekët e kishin shokuar të ëmën e saj, kur i kishin thënë: “Vajza juaj ka lindur pa krahë”.

Cox shpjegon se asnjëherë nuk ishte ndjerë e rritur, ndërsa tha se familja e saj i kishte dhënë një mbështetje të jashtëzakonshme. Ajo tregon sesi për disa kohë kishte mësuar avionin, derisa ia kishte dalë që të fluturojë edhe pa krahë, por thjesht duke përdorur këmbët.

Pas diplomimit nga Universiteti i Arizonës në vitin 2005, Cox filloi stërvitjen për t’u bërë pilote. Mirëpo, nuk ishte e lehtë. Ajo gjeti edhe një avion të përshtatëm me fizikun e saj, duke bërë të mundur realizimin e ëndrrës së saj.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë