Loading…

Instagram kopjon Snapchat’in

  • 22/12/2016 | 19:02

Instagram kopjon Snapchat’in

Instagram vazhdon të ndjekë gjurmët e Snapchat. Pasi ka publikuar Story, një rrëfim social i ditës shumë i ngjashëm me rivalin, tashmë është mundësia të vendosen edhe ngjitësa (stickers) mbi foton apo videon.


E ngjashme me Snapchat Stories, Story të Instagram të inaugurara në gusht, janë një mënyrë për të treguar ditën përmes fotove e videove të shkurtra që zhduken 24 orë pas publikimit. Por tashmë kjo pasurohet dhe me një sërë ngjitësash, që përfshijnë një gamë të gjerë nga emoji tek moti.

Me festat tek dera, Instagram propozon edhe një set të ngjitësave me këtë temë. Mes pamjeve të disponueshme është dhe plaku i dëborës, pema e Krishtlindjeve etj.

tasteraa

Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë