Loading…

Instagram, tani dhe live video

  • 15/11/2016 | 21:58

Instagram, tani dhe live video

Pasi kopjoi historitë e Snapchat me Instagram Stories, Instagram po përgatitet për të futur dhe live video, njësoj si Facebook live, Periscope i Twitter dhe YouTube Live.

Kështu ka thënë kreu i Instagram, Kevin Systrom për Financial Times. Në fakt, muajin e kaluar, faqja ruse T Journal, nxorri disa video të shkurtra se si do të jetë një video live e Instagram, e cila po testohet në fshehtësi.

Por Instagram, nuk pranoi të fliste për të. Kompania ka kryer shpesh teste për karakteristika të reja me grupe të vogla përdoruesish. Testet, gjithësesi, nuk janë konfirmuar se do të bëhen zyrtare. Por e sigurtë që live video do të vijnë shumë shpejt.

Systrom konfirmoi se kompania po planifikon të sjellë live video për mbi 500 milionë përdoruesit e saj aktivë në muaj. “Live është shumë i pritur nga ne. Mendoj se do të zgjerojë ato që ne bëjmë. Nëse unë po përpiqem të forcojë lidhjen me dike që e dua, transmetimi i videove të tyre live do të jetë shumë e bukur për mua dhe do të jem më afër tyre”, thotë Systrom për Financial Times. Megjithatë nuk jepet një datë se kur do të publikohet kjo, por do të quhet “Go Insta”./gazetametro.net

5b969567f94a277ee75d19e20e0dd7ea-970-80

Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë