Loading…

Instagram vjen me risi për përdoruesit e saj

  • 23/04/2018 | 17:54

Instagram vjen me risi për përdoruesit e saj

Një nga rrjetet sociale më të përdorura Instagram, do të vij me një risi për gjithë ata që përdorin atë. Instagra është rrjeti social më i përdorur dhe mban shumë përdorues “të fiksuar” pas tij.

Çdo ditë e më shumë Instagram po sjell risi për të kënaqur personat që përdorin këtë platformë dhe kjo e fundit është me të vërtetë e bukur.

Instagram së shpejti do t’ju lejojë të shkarkoni të dhënat tuaja, ashtu si Facebook.

Ky lajm është konfirmuar nga një zëdhënës i kompanisë për TechCrunch.

“Së shpejti do të keni mundësinë të shkarkoni një kopje të asaj që keni ndarë në Instagram, duke përfshirë fotot, videot dhe mesazhet”, thuhet në njoftim. Tani nuk do keni më nevojë të shkarkoni programe për të shkarkuar fotot e Instagramit dhe as nuk do t’ju duhet të bëni screenshote. Lidhur me këtë risi, do të ketë njoftime të reja nga Instagram në ditët në vijim./gazetametro.net.

Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë