Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit do të mbaj sot, në ora 16:00, mbrëmjen letrare kushtuar autorit Alban Tufa, përcjell Gazeta Metro.
Në njoftimin e plotë të QKLL-së thuhet:
Nën instalacionin “Lehtësia e Poezisë” te Holli i Ministrisë së Kulturës, kuruar nga Ergys Krisiko, ju ftojmë sot, ora 16:00, në një mbrëmje letrare kushtuar autorit Alban Tufa, fitues i Festivalit Letrar për të Rinj, i cili do të jetë në një bashkëbisedim me Enxhi Drapin, e cila me romanin e saj të parë “Diku ku dielli nuk perëndon” ka tërhequr vëmëndjen e medias dhe botës letrare. Ajo është aktivizuar edhe në skenën teatrale.
Aktiviteti do të mbahet duke ndjekur masat ndaj Covid-19.
Jeni të mirëpritur! / GazetaMetro